Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bykykbashi ka deklaruar se ligjet e miratuara në këtë këshill u mbajtën të fshehura për dy muaj në sirtarët e Kuvendit.
Bylykbashi thekson edhe njëherë se është shkelur marrëveshja e 14 janarit dhe 5 qershorit.
“Ligjet u miratuan në korrik në Këshillin Politik si pjesë e Marrëveshjes së 5 qershorit, por për dy muaj u mbajtën të fshehur në sirtaret e Kuvendit. U desh presioni i Opozitës në Keshillin Politik ditën e martë 22 shtator dhe presioni ndërkombëtar që përfaqësuesit e PS t’i nxirrnin nga sirtari pas dy muajsh fshehjeje dhe t’i regjistronin sot në Kuvend”, shkruan Bylykbashi.
Deklarata e plotë:
Me ne fund paketa e dyte e amendamenteve pas ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor, me 7 ligjet qe u miratuan nga Keshilli Politik me konsensus ne korrik, gjeti driten e diellit ne Kuvend edhe pse perfaqesuesi socialist ne Keshillin Politik kishte deklaruar qe me 27 korrik se ato ishin depozituar ne Kuvend ne perputhje me Marreveshjen e 5 qershorit. Pergjate dy muajve asnje prej ketyre ligjeve nuk u perfshi ne programin e punes se Kuvendit, duke shkelur Marreveshjen e 14 janarit dhe ate te 5 qershorit.
Ligjet u miratuan ne korrik ne Keshillin Politik si pjese e Marreveshjes se 5 qershorit, por per dy muaj u mbajten te fshehur ne sirtaret e Kuvendit. U desh presioni i Opozites ne Keshillin Politik diten e marte 22 shtator dhe presioni nderkombetar qe perfaqesuesit e PS t’i nxirrnin nga sirtari pas dy muajsh fshehjeje dhe t’i regjistronin sot ne Kuvend.
Njeri ligj i kalon SPAK-ut kompetencen per te hetuar shitblerjen e votes. Nje ligj i shtrengon rripat prokurorise se zakonshme per te goditur krimet e tjera zgjedhore dhe jo t’i toleroje ato siç ka bere deri me sot. Nje ligj qarteson rolin e policise ne zgjedhje qe Kryeministri te mos i jape me urdher policeve qe te bejne fushate per PS. Ligjet e tjera godasin fenomene te tjera qe cenojne zgjedhjet. Te gjitha te miratuara mbi bazen e propozimeve te Opozites se Bashkuar ne Keshillin Politik. Por sot, sharlatanet e mazhorances na i paraqiten sikur jane iniciativat e tyre. Ata kane vetem nje detyre tani mbi bazen e Marreveshjes se 14 janarit: t’i miratojne keto ligje pa asnje ndryshim, siç jane miratuar nga Keshilli.
Ato ligje sot duhej te ishin miratuar e te ishin ne fuqi, por Edi Rames nuk i intereson goditja e krimit zgjedhor. Atij i intereson te ndryshoje rregullat konsensuale te lojes, jo te miratoje rregulla qe i lidhin duart me 25 prill 2021 atij dhe krimineleve qe ka pas.
Sado qe te perpiqet, me 25 prill 2021 Edi Rama ka takim me fundin e tij politik.
g.v/abcnews.al