Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vijon të kritikojë ndërkombëtarët. Në një prononcim për mediat e Beogradit, ai theksoi se pavarësisht se Kosova nuk përmbush marrëveshjet e Brukselit, ky fakt nuk është problem për ndërkombëtarët.
Duke marrë shkas nga kjo, Vuçiç paralajmëron qytetarët serbë se situata në dialogun me Prishtinën nuk do të ndryshojë për më mirë.
“Interesi i tyre është që të bëjnë presion për një Kosovë të pavarur. Ndërsa ne duam të mbrojmë popullin tonë”, u shpreh presidenti serb duke nënvizuar se gjërat do të vështirësohen. /abcnews.al