Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen 20 ton perime në Itali, vinin nga Shqipëria

schedule15:53 - 25 Shtator, 2020

schedule 15:53 - 25 Shtator, 2020

20 tonë fruta dhe perime (domate, patëllxhanë dhe speca) me etiketën e rremë “produkt me origjinë italiane” u kapën nga Guardia di Finanza ditën e sotme në Itali.

Mediat italiane raportojnë se malli, që vinte nga Shqipëria dhe drejtohej në tregjet e frutave dhe perimeve të Venetos, ishte vendosur brenda kutive prej kartoni në të cilat ishin shkruar “produkt me origjinë italiane”, që synonin të mashtronin konsumatorin për origjinën e mallit.

Sekuestrimi u krye në përfundim të operacioneve të një mjeti që drejtohej nga një shtetas me origjinë shqiptare.

Ata që ishin përgjegjës për mashtrimin u raportuan te prokurori publik të Trani , ndërsa mallrat, me cilësi të mirë, me urdhër të të njëjtit autoritet gjyqësor , iu dhanë institucioneve të bamirësisë të provincave të Bari dhe Barletta, Andria dhe Trani. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!