Koronavirusi, Holanda shënon rekordin e ri me numrin e të infektuarve

schedule15:30 - 25 Shtator, 2020

schedule 15:30 - 25 Shtator, 2020

Numri i rasteve ditore të koronavirusit në Holandë arriti një rekord të ri sot, pasi 2,777 raste të reja u raportuan në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore.

Të dhënat e sotme tejkaluan rekordin e mëparshëm prej 2,544 të regjistruar një ditë më parë.

Kryeministri Mark Rutte ka thënë se qytetarët duhet të respektojnë rregullat e distancës shoqërore dhe se qeveria do të shpallë masat lokale nëse është e nevojshme.

Shkollat ​​dhe baret mbeten të hapura dhe përdorimi i maskës është i detyrueshëm vetëm në transportin publik. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!