Ata janë një çift Dj, por jo vetëm profesionalisht por edhe një çift bashkëshortësh që kanë dy fëmijë së bashku. Miss Rose dhe Dj Stone, partnerë edhe në skenë, folën ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit” për profesionin që kanë zgjedhur të ndjekin.
Miss Rose rrëfeu se edhe pse bashkëshorti i saj nuk kishte dashur që të bëhej pjesë e kësaj fushe, ajo ia kishte dalë të thyente stereotipet e të qenit një Dj femër dhe të ecte përpara për të ndjekur pasionin e saj.
“U bë Dj nga mua, por ama e kuptova shijen e të qenit Dj falë Miss Rose.“, tha Dj Stone, ndërkohë që Miss Rose shtoi: “Kishte nevojë të plotësohej dhe e ndjeu se e plotësoja më shumë se gjysma e vetes së vet. Ne të dy artistikisht plotësojmë njëri-tjetrin.”
Përtej pasionit që kanë për muzikën, çifti tregoi se nuk kanë lënë pas dhe profesionet e tyre. Dj Stone rrëfeu se punon si menaxher shitjesh dhe Miss Rose si mësuese anglishtjeje, ndërsa komentoi dhe si e kanë pritur nxënësit e saj faktin e të qenit një Dj.
“Më shikojnë me superlativa. E kam nisur në Universitet sepse kam qenë pedagoge kur isha 22 vjeç dhe studentët i kisha 18 apo më të mëdhenj se vetja. Njërit prej tyre i kemi bërë një event special të personalizuar. Por dhe shumë herë kemi dalë në grup me studentët.“, tha ajo. xh.d/abcnews.al

