Pasi premtuan se ishin duke regjistruar një hit së bashku në Korrik, Jennifer Lopez dhe Maluma bekuan fansat e tyre me një këngë të ndarë në dy pjesë që mban titullin “Pa’ti & Lonely”. Prodhimi me dy pjesë do të paraqitet në filmin e ardhshëm “Marry Me”, duke interpretuar bashkë me Lopez dhe Maluma dhe që pritet të lançohet ditën e Shën Valentinit.
“Pa ‘Ti” dhe “Lonely” do të jetë gjithashtu pjesë e kolonës zanore të filmit, lëshuar nga Sony Music Latin dhe Arista Records. Ndërkaq, kënga është kthyer në një sfidë në TikTok. Përdoruesit e TikTok mund të bashkohen duke imituar lëvizjet e Lopez në “Pa Ti” dhe duke etiketuar videot me #PaTiChallenge.
Për Entertainment Online, Maluma rrëfeu eksperiencën e tij para disa kohësh në set me Lopez. “Ka qenë me të vërtetë një muaj mahnitës. Unë kam qenë këtu në Neë York për disa javë duke xhiruar filmin me Jennifer. Ka qenë një përvojë kaq mahnitëse edhe duke punuar, duke bërë muzikë. Unë dua të them, ne kurrë nuk ndalemi.“, tha Maluma. xh.d/abcnews.al