Demi Lovato dhe Max Ehrich ndahen dy muaj pas fejesës

schedule08:39 - 25 Shtator, 2020

schedule 08:39 - 25 Shtator, 2020

Demi Lovato dhe Max Ehrich thuhet se i kanë dhënë fund fejesës së tyre. Këngëtarja 28-vjeçare dhe aktori i ‘Young and the Restless’ u fejuan në korrik pas vetëm disa muajsh lidhje, por duket se kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara, pasi mediat e huaja raportojnë se romanca e tyre ka mbaruar.

Një burim tha për Revistën People se: “Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë vendosur të ndjekin rrugët e tyre të ndara për t’u përqëndruar në karrierën e tyre përkatëse. Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin dhe gjithmonë do ta çmojnë kohën që kanë kaluar së bashku.

Rocky: Demi Lovato and her fiance Max Ehrich are reportedly heading towards a breakup, a source told Page Six on Thursday

Sipas burimeve, çifti që u fejua në korrik dhe festuan përvjetorin e tyre gjashtëmujor të lidhjes në fillim të këtij muaji, filluan të kishin probleme gjatë javëve të fundit ndërsa u kthyen në punë pasi u karantinuan së bashku në Los Anxhelos mes pandemisë së koronavirusit. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!