Pesë minuta ka rezistuar Shkëndija përballë Tottenham. Diferencat mes dy skuadrave janë shumë të mëdha dhe djemtë e Jose Mourinhos e kanë zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen.
Erik Lamela është autori i golit në sfidën e Europa League. Argjentinasi mori një top nga koreani Son, teksa mbrojtja vendase e harroi plotësisht atë.
Goditja e 28-vjeçarit përfundoi në rrjetën e portierit Kostadin Zahov dhe ekipi londinez kaloi shumë shpejt në avantazh. /abcnews.al