Koronavirusi ka prekur ekipin e Milanit. Dje doli pozitiv Leo Duarte, teksa pas mbrojtësit brazilian është infektuar edhe Zlatan Ibrahimovic.
Lideri dhe goleadori i kuqezinjve do të jetë mungesa e madhe për sfidën e sotme në Europa League ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt.
I tested negative to Covid yesterday and positive today. No symptoms what so ever. Covid had the courage to challenge me. Bad idea
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) September 24, 2020
Suedezi ka nisur menjëherë karantinën, por pa hequr dorë nga postime e tij klasike në rrjetet sociale. “Në testin e djeshëm rezultova negativ, ndërsa sot kam dalë pozitiv.
Nuk kam asnjë simptomë. Koronavirusi pati guximin të më sfidonte mua. Një ide e keqe“, shkruan uniku Ibrahimovic.
News that @Ibra_official has tested positive with Coronavirus. Thoughts are with the virus at this difficult time.
— Gary Lineker (@GaryLineker) September 24, 2020
Rreth situatës së krijuar nuk ka munguar as batuta e Gary Lineker. Anglezi i famshëm, i njohur për komentet e tij pikante, shkruan këto fjalë në Twitter:
“Mora vesh që Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mendimet e mia janë me virusin në këto kohë të vështira për të“, shkruan ish-sulmuesi. /abcnews.al