Tërheqja e pensionit në bankë

schedule16:44 - 23 Tetor, 2017

schedule 16:44 - 23 Tetor, 2017

Shumë pensionistë që tërheqin pensionin në bankë, këtë muaj nuk e kanë marrë në kohë. Zëvendës drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, shpjegon se shkak është bërë mos nënshkrimi i dekleratës se konfirmimit muajin e shkuar.

Merrni pensionin në bankë, por gjatë shtatorit nuk keni plotësuar deklaratën e konfirmimit në sportel, paratë nuk do ti tërhiqni në kohë.
Mbi 30 mijë pensionistë që kanë zgjedhur bankat si agjent pagese për pensionet, çdo gjashtë muaj duhet të vërtetojnë prezencën e tyre përmes një dokumenti.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore, shpjegon zëvendës drejtori Emini, do ti gjenerojë paratë pasi ata të nënshkruajnë.
Ndërkohë, të shumtë janë qytetarët të cilët në momentin që kanë nisur të përgatisin dokumentacionin për të përfituar pension pleqerie, kanë mësuar se punëdhënsi nuk ju ka derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore.
Për të shmangur situatat të tilla, zëvendës drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, sugjeron identifikimin praparak.
Në portalin e-albania aktualisht janë hedhur të dhënat për gjashtë vitet e fundit.
Sipërmarrës të ndryshëm, për shkak të vështirësive financiare rezultojnë debitorë në tatime. Por që situata e tyre ekonomike të mos penalizojë punonjësit në prag pensioni, zëvendës drejtori Emini shpjegon se me vendim të Këshillit të Ministrave, këto biznese janë lejuar të kryejnë pagesat e kontributeve vetëm për këta persona, me të tjerët mund të vijojnë më pas.