Mediat afër qeverisë sirianë kanë denoncuar një sulm nga ana e aviacionit amerikan në vendqëndrimet e ushtrisë së saj në Deir Ezzor.
“Disa nga zonat tona janë sulmuar në mëngjes nga avionë të Shteteve të Bashkuara dhe të koalicionit”, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve Sana.
Sipas raportimit, gjatë sulmeve nuk është plagosur ndonjë ushtar. Megjithatë Uashingtoni mohon akuzat dhe thotë se nuk ka kryer asnjë sulm ajror në Siri.
Ndërkohë, ushtria siriane gjendet në atë zonë lindore të vendit për të luftuar dhe pjesëtarët e fundit të ISIS të mbetur në vend./abcnews.al