Numri i zëvendësimeve, UEFA jep verdiktin final për këtë sezon

schedule14:58 - 24 Shtator, 2020

schedule 14:58 - 24 Shtator, 2020

Tashmë është zyrtare. Qeveria e futbollit europian, UEFA, ka vendosur që deri në përfundimin e këtij sezoni të lejohen pesë zëvendësime në të gjithë kompeticionet e saj.

Kështu në ndeshjet e Ligës së Kombeve, kualifikueseve për Europianin dhe kualifikueseve për Europianin e femrave, trajnerët do të kenë mundësi të kryejnë pesë zëvendësime dhe jo më tre.

Gjithashtu edhe në ndeshjet e Champions League, Europa League dhe në ndeshjet e Champions League për femra do të jetë i njëjti rregull. Ndërsa klubet mund të grumbullojnë deri në 23 lojtarë, shkruan UEFA në njoftimin e saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!