Aksident në Rraboshtë të Lezhës

schedule18:03 - 23 Tetor, 2017

schedule 18:03 - 23 Tetor, 2017

Shpejtësia tej normave të lejuara dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me një viktimë në fshatin Rraboshtë të Lezhës. Një 23 vjeçar, që drejtonte një automjet, ka goditur nga pas një motoçikletë dhe më pas përfundoi në një kanal anës rrugës. Për pasojë drejtuesi i motoçikletës, një 58 vjeçar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka ndaluar të riun për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 të së hënës në aksin që lidh fshatin Rraboshtë me supestradën Lezhë-Shkodër.