Është vënë në pranga në Mirditë një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim lëndësh narkotike.
Njoftohet se Viktor Lekgegaj u arrestua me finalizimin e operacionit policor i koduar “Streha e fundit”, në në fshatin Perlat i Epër. Ai është i dënuar me 10 vite burg në vitin 2019 për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 persona të tjerë , ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë. s.b/abcnews.al/