Një gjykatë amerikane në Nju Jork vendosi në favor të prindërve, të cilët kërkonin që djali i tyre 30-vjeccar dhe i papunë, të largohej nga shtëpia. Gjykatësi urdhëroi të riun të largohet menjëherë nga shtëpia e prindërve pasi kishte qëndruar mjaftueshëm.
Nuk është një ccudi që një 30-vjeccar të jetojë ende me prindërit e tij, të paktën në Ballkan dhe në pjesën më të madhe të Europës. Por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e papranueshme, madje prindërit e një 30-vjeccari i janë drejtuar gykatës për të detyruar djalin e tyre 30-vjeccar që të largohet nga shtëpia. Ngjarja është regjistruar në Nju Jork. Gjykata e lartë urdhëroi Majkëll Rotondo që të largohet menjëherë nga shtëpia e prindërve të tij.
Mark e Kristina Rotondo nuk duronin më praninë e 30-vjeccarit në shtëpi pasi ai nuk bashkëpunonte dhe nuk bënte asnjë përpjekje për të gjetur punë.
Gjykatësi urdhëroi 30-vjeccarin që të largohet menjëherë nga shtëpia, ndërsa ky i fundit e cilësoi vendimin e gjykatës fyes dhe paralajmëroi se do i drejtohej apelit. Madje duke iu drejtuar prindërve të pranishëm në sallë i pyeti se pse nuk mund të prisnin dhe pak.
Prindërit madje i kishin dhënë më parë një mijë dollarë djalit për të gjetur një banesë me qera, shumë që ai e kishte marrë, por pa lëvizur nga shtëpia. Nëna e tij i kishte thënë se nëse donte para të tjera atëherë duhej të shiste sendet personale me vlerë dhe të kërkonte punë. Dhe apeli i fundit i djalit për të qëndruar të paktën dhe gjashtë muaj të tjera në shtëpi si anëtar i familjes që është nuk u pranua nga gjykatësi, i cili i tha se kishte qëndruar mjaftueshëm deri tani./abcnews.al