Një krijesë misterioze është nxjerr nga kanalizimet pas një periudhe shiu masiv në Mexico City.
“Miu gjigant” ishte pjesë e 22 ton mbeturinave të tërhequra nga sistemi i kullimit të qytetit pas stuhive të mëdha, shkruan KRQE.com.
Kur zjarrfikësit në Mexico City u ballafaquan me të për herë të parë, ata menduan se minjtë po ktheheshin në monstra me madhësi dinosauri.
Autoritetet thonë se ekipet bënë zbulimin ndërsa pastruan 22 tonë plehra nga sistemi i kullimit të Mexico City.
Në një video të regjistruar nga një banor, miu i madh ngjyrë kafe më pas futet në kafaz. l.k/abcnews.al
https://www.facebook.com/esernamx/videos/258804388625293/?v=258804388625293