Në seancën e sotme plenare në Kuvend deputetja Rudina Hajdari u ndal sërish tek listat e hapura, ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama.
Hajdari theksoi se kryeministri Rama ishte ai që i pa shqiptarët në sy duke i thënë se listat do të hapen, por që sipas saj rezultoi vetëm një mashtrim.
Lexo edhe: “Mjaft broçkullite pa fund”, Hajdari-Spiropalit: Po të jap dinjitet që mos rrish pas shefit
Po ashtu deputetja i bëri thirrje që tërhiqen dhe të humbasin me dinjitet, pasi në sytë e shqiptarëve shihet qartë se janë të lodhur me mashtrimet e mazhorancës dhe se koha e tyre tashmë ka mbaruar.
Lexo edhe: “Disiplinoni Damian Gjiknurin”, Valteri: Keni thyer çdo rregull, shqiptarët duan hapje listash
“Koha juaj ka mbaruar, ka mbaruar sot sepse e shikoj në sytë e shqiptarëve, që duan një të ardhme më të mirë në këtë vend. I takoj çdo ditë dhe ndjej në sytë e tyre që koha juaj ka mbaruar. Sot keni treguar që jeni ata njerëz që në kryefjalën e këtij parlamenti ekziston vetëm mashtrimi dhe pandershmëria.
Lexo edhe: Kuvendi në seancë plenare, Ruçi: Të shqyrtohen propozimet e opozitës parlametare
Pyes veten se si gjithë këta njerëz të mirë përfaqësohen nga ju. Kjo pandershmëri arriti kulmin, ku PS bërë propozimin për hapje listash, por që nuk ishte e tillë. Edi Rama ishte ai që i pa shqiptarët në sy dhe nga ky Kuvend tha listat do të hapen. Ky mashtrim i Ramës do të rënditet si një nga mashtrimet më të mëdha që është bërë në këto 30 vite. Ju keni frikë nga populli. Nuk i dilni dot përballë që të zgjedhin ata. Ju keni frikë nga qytetarët shqiptare”, tha Hajdari.