Përmbytjet në Lezhë, nis ndërhyrja në kolektorin e Torovicës

schedule14:23 - 24 Maj, 2018

schedule 14:23 - 24 Maj, 2018

Kolektori që largon ujërat e mbi 2000 hektare tokë bujqësore në Torovicë të Lezhës do të pastrohet në të gjithë gjatësinë e tij prej 22 km. Bordi i kullimit ka nisur punën që brenda kësaj vere gjithçka të jetë gati për të minimizuar përmbytjet e tokave bujqësore në këtë zonë.

Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që këtu eksavatorët nuk janë parë. Por aq kohë që fusha përmbytet dy herë në vit.

Kolektori që largon ujërat e mbi 2000 hektarë tokë bujqësore në Torovicë të Lezhës do të pastrohet në të gjithë gjatësinë e tij prej 22 km.

Jane 4 eskavatorë që do të realizojnë pastrimin. Më pas do të punohet për hapjen e kanaleve të dyta e të treta.

Drejtori i Ujitjes dhe Kullimit në Veri Ndue Preka thote se buxheti i limituar dikton vetëm këtë ndërhyrje, kurse përsa i përket hidrovorit do të ketë vetëm ndërhyrje teknike.

“Do të gërmohen mbi 100 mijë metër kub. Ne nuk do kursehemi në gërmime e thellim deri sa të dalë rëra dhe të bëjmë maksimumin për të luftuar kallamin që është një e keqe e përhershme”.

Në kolektorin e Torovicës do të bëhet edhe peshkëzimi me Omur që do të pengojë rritjen e kallamishteve. Kjo bimë është një nga shkaqet e bllokimit të kanalit kryesor, i cili duhet të qarkullojë ujërat gjatë periudhës së përmbytjes.

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

/abcnews.al