Para disa ditësh është mbajtur seanca e radhës parlamentare. Ndryshe nga herët e tjera, në këtë rast vëmendje shumë të madhe ka tërhequr ‘look’ i deputeteve dhe ministreve.
Mirëpo, ato që nuk kanë mbetur pa u komentuar kanë qenë maskat. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar as moderatorit Enkel Demi në ABC e Mëngjesit.
Teksa në sfond u shfaq foto e deputetesh Antoneta Dhima, ai ironizoi Rilindjen se e ka tedencë kombinimin.
“Rilindja e ka tendence kombinimin. Në Rilindje fantazia ishte e kombinuar. Kam frikë që një kombinim kaq i bukur mund të ketë shkaktuar xhelozi te Rilindja. Dua të shoh ministrin e Jashtëm se si do t’i kombinojë maskat se është edhe i vogël”, tha moderatori. l.k/abcnews.al