Shqipëria vetëm 30 të infektuar larg karantinës? Flasin ekspertët e shëndetit

schedule23:50 - 23 Shtator, 2020

schedule 23:50 - 23 Shtator, 2020

Ekspertët e shëndetit pothuaj kanë paralajmëruar rikthimin e karantinës në Shqipëri dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse shifrat e të prekurve kapërcejnë shifrën 200 për një periudhë 10 ditore.

Në një prononcim për median epidemiologu dhe zv/drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku është shprehur se nga raportimet ditore, vendi ynë është ende larg këtij pragu.

Ndonëse rajoni dhe vendet fqinjë, si Greqia e Italia po mendojnë një rikthim në karantinë, Shqipëria duket se nuk ka asnjë vendimmarrje të tillë megjithëse numri ditor i të prekurve po mbetet pothuajse i njëjtë mbi 130 raste dhe 3-4 viktima në ditë.

Ndërkohë edhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj gjatë ditës së sotme ka përmendur faktin se edhe pse forca e virusit për të infektuar ka rënë dhe simptomat e tij janë më të lehta në mes të tetorit pritet rritje e numrit të rasteve për shkak se në këtë sezon kemi riaktivizim edhe të virulencave sic është gripi i stinës.

N.D./abcnews.al