Krijohet ora inteligjente që zbulon emocionet

schedule15:01 - 23 Shtator, 2020

schedule 15:01 - 23 Shtator, 2020

Quhet Upmood dhe është ora e parë inteligjente që punon si një gjurmues me të vërtetë i pazakontë: analizon emocionet dhe gjendjet e ndryshme shpirtërore që njerëzit përjetojnë gjatë gjithë ditës.

Falë kësaj, përdoruesi do të jetë në gjendje të ketë një “ditar” të emocioneve që ka ndier, duke nxjerrë përfundimet e tij në lidhje me gamën e ndjenjave që e karakterizojnë më shumë, shkruan abcnews.al.

Parametrat e ndryshëm që vëzhgon ora variojnë nga matja e rrahjeve të zemrës në nivelin e stresit, deri në njohjen e saktë të llojit të reaksioneve të ndryshme aktuale që shkakton një stimul.

Por kjo nuk rendit vetëm atë që kemi përjetuar emocionalisht gjatë 24 orëve, pasi përmes aplikacionit të dedikuar, ajo gjithashtu mëson se si të menaxhojmë më mirë përvojën e ndjenjave. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!