Shirat e parë të vjeshtës kanë shkaktuar një situatë kaotike në rrugën e Durrësit mëngjesin e sotëm. Kreu i PD në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka ndarë një video nga rrugët e Durrësit, teksa shkruan se Bashkia ka pastruar kanalet kullues vetëm para 5 ditësh, por 10 minuta shi kanë sjellë përmbytje në rrugë. Xhaferraj shkruan se këto pamje janë rezultat i keqqeverisjes 13-vjeçare të Bashkisë së Durrësit.
“Para 5 ditesh Bashkia pastroi kanalet kullues dhe te ujerave te zeza. Sot rane 10 minuta shi… Keto pamje dhe gjendja e renduar e qytetareve te bllokuar, ne pamundesi te nxjerrin femijet nga shkollat, jane rezultat i keqqeverisjes 13 vjecare te Bashkise me te korruptuar te vendit. Ky skandal me i fundit dhe i neveritshem na rikujton se Durresi eshte katandisur me keq se vende ne gjendje lufte. Ky eshte Durresi i Dakos, Celes dhe Rames”, shkruan Xhaferraj./mv. abcnews.al

