Hilë Simoni, 61-vjeçari, që masakroi fqinjen e tij pas një konflikti për gardhin, është lënë në burg nga gjykata e Shkodrës.
Abcnews.al mëson se Simoni e ka cilësuar ngjarjen si një aksident, duke shtuar se nuk ka mundur që ta kontrollonte mjetin, për shkak të rrugës pa standarde.
“Ngjarja ka qenë aksidentale, nuk kam pasur mundësi ta kontrolloj mjetin, nuk kam qenë në gjendje ta kontrolloj mjetin, për shkak të rrugës pa standarte.”
Po ashtu, abcnews.al mëson se 61-vjeçari është shprehur se “edhe djali i tij të ishte, s’do kishte mundur që ta shmangte aksidentin.
Për sa i takon debateve që kanë pasur mes tyre, ai është shprehur se i kanë mbyllur prej kohësh. Para 1 jave bashkëshorti i Katrinës ka konsumuar kafe së bashku me Hilën si shokë dhe kushërinj në prezencë edhe të personave të tjerë.
Po ashtu, ai është shprehur se në momentin që s’ka mundur ta nxjerrë gruan nga mjeti, ka njoftuar policinë.
Avokati ka kërkuar masë lehtësuëse “arrest shtëpie” pasi Hile Simoni prej 5 vitesh është me sëmundje pulmonare. Gjykata s’e ka marre parasysh kërkesën duke e lenë në arrest me burg, të kërkuar nga prokuroi i çështjes.
Nga ana e saj, Katrina Hila ka rrëfyer për Abc News se 61-vjeçari pasi i ka shtypur të dy këmbët, e ka lënë për rreth një orë të gjymtuar gruan duke tentuar t’i nxjerrë edhe sytë.
“Ma bëri me dorë, ec drejt. E pa që nuk eca drejt , ai ka marrë kthesën edhe më ka marrë me turi (turinjtë e makinës) edhe dy këmbët mi ka zënë nën makinë. Kam ndenjur gati një orë e gjysmë nën makinë. Është ul prej makine dhe më ka kap për sysh për të më qërruar sytë.
Jam mbrojtur vetë prej syve dhe fillova të bërtas me të madhe : “Më mbyte more, më mbyte.” Pastaj bëra demek se jam tuj vdek, edhe thashë ishalla po më lëshon,” ka treguar ndër të tjera Hila e cila aktualisht po merr kujdes shëndetësor në spital. s.b/abcnews.al/