Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny ka dalë nga spitali. Ai ka qëndruar në një spital në Berlin ku u trajtua pas helmimit gjatë një udhëtimi për në Moskë.
“Gjendja e pacientit është përmirësuar, kështu që nuk ka arsye të qëndroj më i shtruar ,” tha spitali Charite në një deklaratë të mërkurën.
“Bazuar në progresin e pacientit dhe gjendjen aktuale, mjekët besojnë se ai do të shërohet plotësisht. Sidoqoftë, është shumë herët për të vlerësuar efektet afatgjata për shkak të helmimit të tij.”
Berlini ka deklaruar se testet në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë përcaktuar që Navalny ishte helmuar me një agjent nervor Novichok dhe Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Rusia. Moska ka deklaruar se nuk ka prova që vërtetojnë se bëhet fjalë për një krim dhe ka refuzuar të hapë një hetim në lidhje me çështjen. Nga ana tjetër, Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje. s.ba/abcnews.al