Murgu francez dërgohet në Greqi për të mbrojtur të miturit, abuzon me 7 prej tyre

schedule10:31 - 23 Shtator, 2020

schedule 10:31 - 23 Shtator, 2020

Komisionari i lartë i OKB-së për refugjatët dhe NGO ARSIS (Nisma për Ndryshim Shoqëror) i kishin besuar një murgu francez të kujdesej për 7 fëmijë të cilët vinin nga Pakistani. Por në vend të kësaj ai ka abuzuar seksualisht me ta, për të plotësuar kënaqësitë e tij seksuale. Ai ka kërkuar mëshirë përpara autoriteteve por sigurisht kërkesa e tij nuk është marrë parasysh, raporton protothema.

Në fund të vitit 2017 murgu u paraqit pranë institucioneve të NGO, të cilit iu dha detyra për t’u kujdesur për fëmijët. Ai tha se dëshironte t’u siguronte mbrojtje fëmijëve dhe veçanërisht të  miturve që kishin hyrë në territorin vendas pa dokumenta ligjore dhe ishin të pambrojtur.

Komisioneri i Lartë për Refugjatët dhe ARSIS e pranuan kërkesën e tij. Fillimisht, ai u kujdes për katër djem të mitur, të moshës 14, 16 dhe 17 vjeç dhe i kërkoi NGO-së që t’i siguronte strehim, duke pretenduar se ai nuk mund të plotësonte më nevojat e fëmijëve. Më pas ai strehoi edhe 3 fëmijë të tjerë në një apartament në Toumba, Selanik, raporton abcnews.al

Ishin pikërisht të miturit ata që treguan para zyrtarëve ngacmimet seksuale nga ana e murgut. Në një nga deklaratat thuhet se murgu urdhëroi njërit prej shtatë fëmijëve të mitur që të flinte me të në të njëjtën shtrat. Ai abuzoi me të miturin seksualisht katër herë në shtëpinë e tij.

I mituri tha para autoriteteve se kishte frikë të qëndronte në rrugë dhe prandaj nuk e kishte “refuzuar” murgun. Në të njëjtën kohë, çdo ditë kur të miturit futeshin për të bërë dush, murgu gjithashtu shkonte në tualet i veshur vetëm me të brendshme dhe pavarësisht refuzimit të tyre, ata lyenin trupin me krem, ndërkohë që murgu i përkëdhelte organin e tyre gjenital në mënyrë që të kënaqej seksualisht. Gjithashtu ai  u kërkoi  të kryenin seks me të, transmeton abcnews.al

Vitin e kaluar, murgu francez u dënua me 6 vite burg nën akuzën e abuzimit me të mitur të moshave 14 dhe nën 18 vjeç, për agresion ndaj fqinjëve dhe përdorim të drogës. Gjithashtu u dënua me tre vite heqje të të drejtave të tij politike. Ai paraqiti një kërkesë për ulje dënimi por gjykata nuk e miratoi.

Gjithsesi çështja i ka kaluar Gjykatës së Apelit Selanik për një seancë të re nëse do të merret parasysh ulja e dënimit për shkak të sjelljes së mirë. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!