Kurti flet për “planin e thikave” mbi hartën e Kosovës: Këshilltari i Thaçit zbuloi paktin

schedule20:43 - 22 Shtator, 2020

schedule 20:43 - 22 Shtator, 2020

Kryetari i Vetëtvendosjes Albin Kurti ka deklaruar se këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i ka treguar bashkëpunëtorit të tij, një plan që sipas tij lidhet me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë kohës kur Kurti ishte në krye të qeverisë.

Sipas Kurtit, ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka mësuar nga këshilltari i Thaçit Ardian Tarifaj planin e marrëveshjes e cila ishte planifikuar të vihej në zbatim gjatë qeverisjes së tij, duke e cilësuar si plani i thikave mbi “hartën e Kosovës”.

Një takim disa ditë para takimit me presidentin Thaçi, këshilltari i tij Ardian Arifaj, ka takuar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitinë dhe i ka thënë “Hajde ta kryejmë këtë punë sepse edhe Vetëvendosjes i bjen mirë, sepse po bëjme bashkim kombëtar”, është shprehur Kurti, shkruajnë mediat kosovare.

“Thaçi më tha “Në Uashington shkojmë për marrëveshje. Unë e pyeta a s’po shkojmë për dialog? E ai më tha, po çfarë dialogu, ne shkojmë për marrëveshje. E kur unë e pyeta për cfarë marrëveshje bëhet fjalë, ai më tha se po te lejonte shoqja ime (Vjosa Osmani) të raportoja në Kuvend, do t’iu tregoja aty”, është shprehur Kurti./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!