Një gazetar amerikan është gjetur i vdekur në makinën që kishte marrë në qira sapo mbërriti në Stamboll. Ai po afrohej pranë hotelit ku do të qëndronte në zonën e Karakioi, duke ardhur nga Provinca Samsun, me një makinë të marrë me qira dhe një shofer të punësuar.
Ky i fundit i tha autoriteteve se kishte vënë re se pasagjeri nuk po lëvizte dhe thirri menjëherë mjekët për ta verifikuar. Prokurorët e Stambollit kanë nisur një hetim për vdekjen e tij.
Wilcek, një qytetar amerikan i lindur në ish-Bashkimin Sovjetik, ka mbuluar dhjetëra zona të luftës dhe konflikte nga Iraku, Peruja në Sri Lanka, Bosnjë, Ruanda, Siri, Republika Demokratike e Kongos dhe Lindja. /mv. abcnews.al