Rikthimi i kazinove në Tiranë pas dy vitesh u shoqërua me akuza të forta nga Partia Demokratike, por kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh sot për Abc News se vendimi i qeverisë është koherent, pasi lidhet me hotelet me pesë yje që janë në qendër të Tiranës dhe jo me pikat e basteve.
“Hotelet me pesë yje që janë në qendër të Tiranës korespodojnë me këtë vijë dhe hartë. Përsa kohë janë taksapaguesit më të mëdhenj dhe nuk lejohen periferiket në cdo cep pallati, më duket diçka koherente për hotelet me pesë yje, vetëm në qendër dhe përsa kohë numri i turistëve dhe taksapaguesve është në këtë qendër. Nuk shoh devijim nga fushata për të ndaluar pikat e basteve poshtë cdo pallati dhe shkalle dhe merrnin kursimet modeste të familjeve.
Një nga arsyet pse njerëzit shkojnë në Las Vegas, nuk është peizazhi, por kazinotë. Nëse ka një komunitet që nuk futet në lagje, por qendër të Tiranës, janë të huajt, që janë gati shpenzojnë. Cdo i punësuar është një benefit. Nëse nuk do të ishte hoteli mbrapa meje (bashkisë), 300 të rinjtë që janë në punë do të ishin duke aplikuar për asistencë sociale” tha ai. db/Abcnews.al