Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ajo e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kanë ndërmarrë një tur lobimi në kuadër të negociatave me BE-në. Ata ishin në Holandë, ku biseduan me ekspertë të ligjit dhe takuan kryebashkiakun e Roterda
Reforma në drejtësi do të pastrojë sistemin gjyqësor nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të paaftë, të lidhur dhe të ndikuar në vendimmarrje nga bota e krimit.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e tij e shtypit e ndau këtë mendim tryezën e diskutimit me temë “Shteti i së drejtës në Shqipëri dhe kontributi holandez dhe i Bashkimit Evropian”, që u zhvillua në Holandë.
Në tryezën e disktutimti organizuar nga ambasada shqiptare atje, ku të pranishëm ishin dhe drejtuesja e ekipit të Euralius, Agnes Bernhard dhe zëvendësdrejtori i Qendrës për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar, Eric Vincken, doli në konkluzionin se vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të zbatimit të kësaj reforme. Ndërsa, modeli shqiptar i reformës u vlerësua si një nga modelet më të mira në Ballkanin Perëndimor.
Ministri i Brendshëm Xhafaj bashkë me atë të Drejtësisë Gjonaj dhe kryebashkiakun e Tiranës gjitashtu u pritën në një takim nga kryebashkiaku i Roterdamit.
Erion Veliaj: “Kemi pasur dy ditë intensive në Holandë edhe të gjithë e dimë se Holanda ka qenë një nga vendet që ka treguar skepticizëm në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë. Patëm një ofensivë komunikimi bashkë me ministrin e Brendshëm dhe ministren e Drejtësisë dhe unë besoj se duhet të funksionojmë si skuadra “Shqipëria”. Këtu nuk ka rëndësi fare qeveri, opozitë, autoritete lokale, qendrore, sepse të gjithë jemi për një qëllim: në qoftë se prezantohemi si një skuadër, ku secili tregon reformat e kryera në qeverisjen qendrore dhe lokale, besoj se kemi një argument shumë të fortë për të kërkuar që edhe Holanda t’i bashkohet listës të madhe të vendeve që kërkojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.
Pas takimeve, Veliaj u shpreh optimist për mbështetjen e propozimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit, ndërsa u shpreh se vendi ynë meriton hapjen e negociatave./abcnews.al