Rusia pritet ta regjistrojë vaksinën e dytë kundër koronavirusit në 15 tetor raporton Reuters.
Vaksina është zhvilluar nga Instituti Vektor i Siberisë, i cili përfundoi fazat e testeve klinike te njerëzit javën e kaluar. Në muajin gusht, Rusia zhvilloi vaksinën e parë kundër koronavirusit, e cila u krijua nga Instituti Gamaleya i Moskës, pavarësisht se faza e fundit e vaksinës është ende duke u testuar.
Ekspertët shëndetësorë nga vende të ndryshme kanë shprehur dyshime për vaksinën për shkak të mungesës së provave shkencore për efektivitetin e saj dhe mungesës së transparencës së Rusisë gjatë procesit të testimit. s.ba/abcnews.al



