Tjetër i infektuar me COVID-19 tek Atletico Madrid. Pas trajnerit Diego Simeone ka rezultuar i infektuar me virusin që ka pushtuar botën edhe Jose Maria Gimenez.
Vetë klubi spanjoll e ka konfirmuar diçka të tillë përmes një postimi të bërë në kanalet zyrtare të informimit. “Jose Maria Gimenez ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testimit të kryer ditën e hënë.
.@JoseMaGimenez13 has tested positive for Covid-19 following tests carried out on Monday. The Uruguayan is isolating at home, following the health authorities’ guidelines.
— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 22, 2020
Uruguaiani është izoluar në shtëpi, duke ndjekur udhëzimet e autoriteteve shëndetësore”, shkruhet në njoftimin e shkurtër të bërë nga Atletico Madrid”. /abcnews.al