Kryeministri Rama: Libohova së shpejti me panoramë të re

schedule12:10 - 23 Maj, 2018

schedule 12:10 - 23 Maj, 2018

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe drejtues të pushtetit vendor ka inspektuar punimet në qytetin e Libohovës. Në kuadër të Rilindjes Urbane, investimi pritet të rehabilitojë 10 mijë metra katrorë dhe pritet të përfundojë së shpejti. Pjesë e investimit prej 134 milionë lekësh do të jetë edhe godina e bashkisë, shkolla, unaza e qytetit si dhe zona historike e sarajeve të Myfit bej Libohovës dhe kalasë duke synuar rrjetëzimin e qendrës dhe rrugëve të qytetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!