Papioni, aksesori që po “përqafohet” dhe nga gratë

schedule10:46 - 22 Shtator, 2020

schedule 10:46 - 22 Shtator, 2020

Papioni është një ndër aksesorët më të rëndësishëm për burrat, i cili kohët e fundit nuk është përdorur vetëm gjatë rasteve të rëndësishme, por edhe në përditshmëri. Për të folur për këtë aksesor, ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” Gentian Demolli, i riu nga Shkodra që prej 7 vitesh krijon papione të personalizuar.

Është një sipërmarrje e rrezikshme dhe e guximshme sepse normalisht me kalimin e viteve disa gjëra zbehen, por do të thoja që papioni ka rëndësinë e vet. Mund të ketë një luhatje me kalimin e kohës, por absolutisht nuk i kalon koha.”, tha ai.

Duke patur parasysh faktin se zakonisht në treg mund të gjenden papionet standarte, kryesisht ngjyrë të bardhë, të zinj apo të kombinuar, Demolli u shpreh se dëshironte të sillte një frymë tjetër dhe të krijonte lloje të reja për mundësi zgjedhjeje. Ky aksesor nuk po përdoret jo vetëm nga burrat, por gjithashtu sipas tij, është përqafuar edhe nga gratë, pasi i jep tjetër kuptim veshjes.

Ka nga ato biznese që e kanë aksesor pune, por normalisht përveç uniformës dhe dasmave dhe rasteve të tjera, një njeri mund ta përdorë dhe në përditshmëri nëse është në stilin e tij. Për mendimin tim mund të vendoset dhe paradite, por dhe studentët në një ditë shkolle sepse është unike.“, shtoi ai.

Ashtu sikurse çdo biznes tjetër, pandemia ka ndikuar në këtë sektor. Për shkak se shumë dasma, mbrëmjet e maturës apo ndonjë event tjetër janë anuluar, dhe kërkesa për krijimin e këtij aksesori është ulur ndjeshëm. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!