Meksika numëron tashmë më shumë se 700,000 persona të infektuar me koronavirus.
Megjithatë, të hënën, autoritetet deklaruan se për më se dy muaj, shkalla e infektimit është ulur në vend, raporton Reuters, përcjell abcnews.al
Të hënën, ministria e Shëndetësisë në vend raportoi 2,917 raste të reja ditore me Covid-19, duke bërë që totali i të infektuarve të shkojë në 700,580.
Nga ana tjetër, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, si pasojë e Covid-19 e kanë humbur jetën 73,697 persona.
Sipas të dhënave të mbajtura nga agjencia e lajmeve Reuters, Amerika Latine numëron rreth 8.7 milion raste me koronavirus dhe mbi 322,000 vdekje. Në të dyja rastet, këto mbeten shifrat më të larta në rajon. s.b/abcnews.al/

