Alpinist i njohur nepalez, i cili u bë personi i parë në botë që u ngjit në malin Everest 10 herë pa oksigjen në shishe, ka vdekur në moshën 72 vjeçare.
Ang Rita Sherpa, i njohur gjerësisht si “Leopardi i dëborës”, arriti për herë të parë në majën e malit më të lartë në botë në 1983.
Familja e tij tha që ai vdiq të hënën në kryeqytetin Katmandu. Sherpa vuante nga probleme të trurit dhe mëlçisë.
Vdekja e tij u përshkrua si një humbje e madhe për Nepalin dhe komunitetin e alpinistëve.
Në vitin 2017, Rekordet Botërore të Guinness njohën Ang Rita si personin e vetëm në botë që ishte ngjitur në malin Everest 10 herë pa oksigjen në shishe, midis 1983 dhe 1996. Rekordi qëndron ende.
Ai gjithashtu arriti ngjitjen e parë dimërore të malit 8,848m (29,028ft) pa oksigjen shtesë në 1987.
Shkathtësia e tij në ngjitje i dha atij pseudonimin “Leopardi i dëborës”.
Ang Rita gjithashtu punoi në projekte të ruajtjes për të mbrojtur mjedisin Himalaian dhe biodiversitetin. g.v/abcnews.al