Arrestohet kavajasi që masakroi fqinjin me thikë pas sherrit për jashtëqitjet e qenit

schedule22:26 - 21 Shtator, 2020

schedule 22:26 - 21 Shtator, 2020

Katër ditë pasi masakroi fqinjin në Kavajë është arrestuar Rizan Aliu. Video e momentit kur Aliu godet me thikë duke e masakruar Besnik Çelmetën bëri xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa familja e të plagosurit akuzoi policinë se e mbrojti autorin e ngjarjes.  Rizan Aliu u arrestua ditën e sotme.

Por si nisi sherri?

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 17 shtatorit në lokalin e Aliut. Familja Çelmeta rrëfeu për Abcnews.al se shkak ishin bërë jashtëqitjet e qenit të Rizan Aliut dhe fakti që derdhte ujërat në dritaren e familjes së të plagosurit.

Pas disa debateve në distancë, Çelmeta i shkoi në lokalin e tij Aliut duke i kërkuar që të hiqte dorë nga veprimet që sollën përplasjen e fqinjve. Por sikur duket në video Rizan Aliu e qëlloi pa mëshirë duke e masakruar me thikë në cepin e lokalit, ndërsa më pas u largua i qetë.

Pas tre ditëve në spital, Besnik Çelmeta u largua për në shtëpi, ndërsa vëllai dhe djali i të plagosurit hodhën akuza në drejtim të stafit shëndetësor se e nxorën me plagë të lehta për të lehtësuar pozitën e autorit.

Djali i Besnik Çelmetës u shpreh mbrëmë për Abcnews.al se nëse shteti nuk do të reagonte për ta arrestuar do të merrte vetë hak.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!