Qytetari masakrohet me thikë pa mëshirë brenda lokalit, nipi: Autori gjakosi dajën dhe iku i qetë, policia nuk bëri asgjë

schedule17:22 - 20 Shtator, 2020

schedule 17:22 - 20 Shtator, 2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e 17 shtatorit në një lokal në qytetin e Kavajës. Në redaksinë e Abcnews.al ka mbërritur denoncimi me foto dhe video i ngjarjes së rëndë. Një qytetar, i identifikuar si Besnik Çelmeta përmes nipit, akuzon se është masakruar me grushte, shqelma dhe me thikë. Ai akuzon se autori i ngjarjes është Rizan Aliu.

Por si ndodhi ngjarja? Për të bazuar akuzat, qytetari Sildi Çelmeta ka dërguar videon e momentit të dhunës brenda lokalit, që kanë filmuar të gjithë skenën së dajës së tij. Ka qenë ora 19:46 minuta kur një person, që sipas të plagosurit është Rizan Aliu, futet brenda lokalit duke e ndjekur.

E ndërsa fillimisht i thotë dicka dhe tenton që ta nxjerrë jashtë, Besnik Çelmeta refuzon dhe ky i fundit e godet disa herë me grushte dhe shkelma dhe më pas në një cep të lokalit nxjerr një mjet, që sipas të plagosurit ishte thikë dhe e qëllon disa herë. Disa persona tentojnë që ta ndalojnë, por autori vijon që ta godasë pa mëshirë. Situata e krijuar në lokal shkakton panik dhe klientët fillojnë të dalin me shpejtësi të alarmuar.

Në fund një person futet brenda dhe arrin që ta bindë autorin që të largohet, teksa duket në pamje duke ikur me thikën në dorë. Debati vijon edhe jashtë disa sekonda më pas autori largohet në shoqërinë e një gruaje dhe një burri.

E pranishme ka qenë edhe vajza e vogël e autorit. Në pamje duket momenti kur autori e kishte për dore vajzën kur hyn brenda, e cila tronditet nga skena e rëndë që shikon me sy, ku i ati dhunon me thikë të moshuarin.  Nipi i të plagosurit akuzon policinë se nuk ka bërë asgjë, ndërsa publikon edhe fotot e Besnik Çelmetës nga spitali me dëmtime të shumta në kokë dhe trup.

Jetoj në Gjermani dhe punoj si mësues. Para dy ditësh daja im Bensik Çelmeta u godit me thikw nga një kriminel që quhet Rizan Aliu. I cili ka ushtruar ne Itali aktivitete kriminale me prostituicion dhe me pasurin ilegale ka ndertuar shpi 5 kate pa leje  dhe një lokal pa leje ne Kavaje.

Ju lutem shifeni vidion dhe foton dhe ju lutemi bejeni publike si policia e korruptuar e Kavajes nuk ben asnje gjë. Personi eshte pare ne shpin e tij serbes dhe policia pin lafe dit per dit ne lokalin e tij ku para vetem 2 ditesh daja im u gjakos gati per vdekje” denoncoi Sildi Çelmeta.  Burime nga policia pohojnë se autori është shpallur në kërkim prej dy ditësh.

Burime nga spitali i Kavajës pohojnë për Abcnews.al se i moshuari Çelmeta u dërgua në spital mbrëmjen e së enjtes dhe qëndroi deri ditën e shtunë për mjekim, ndërsa më pas u largua “në gjendje të mirë”. db/Abcnews.al

Bensik Çelmeta

Bensik Çelmeta

Rizan Aliu, sipas Sildi Çelmetës eshte autori i plagosjes së dajës së tij