U martua pa dëshirën e familjes, 20-vjeçarja dhunohet nga i shoqi: Vjehrri deshi të më linte shtatzënë

schedule17:53 - 21 Shtator, 2020

schedule 17:53 - 21 Shtator, 2020

Problemet e kanë ndjekur që prej dy vitesh, që kur vendosi të lidhë martesë me një person kundër dëshirës së familjes së saj. 20-vjeçarja nga Peja ishte rrahur në mënyrë sistematike nga bashkëshorti i saj, duke bërë që në disa raste të detyrohet të përdorë qetësues.  Por ajo ka vendosur t’i drejtohet autoriteteve për një problem akoma më të rëndë. Në Policisë e Kosovës ajo ka deklaruar se vjehrri i saj ka tentuar ta abuzojë seksualisht.

 “Arsyeja që unë kam ardhur në Polici është se tani m’u kanë filluar me mu paraqit probleme edhe me vjehrrin tim, i cili një ditë derisa ishte në shtëpi, para ditëlindjes sime me datën 14.01.2020 deri sa në shtëpi kam qenë unë e vetme së bashku me djalin e kunatit tim i  moshës 3-4 vjeçare, vjehrri im Isufi më ka puthë në buzë dhe rreth qafës, unë i kam reagu me fjalët se çka je ka bon kështu dhe jam munduar të largohem prej tij”, ka deklaruar 20-vjeçarja.

Ajo është shprehur se për ngacmimet nga vjehrri i saj posedon edhe video incizime në telefon. Sipas saj vjehrri i ka kërkuar të shkojnë bashkë, në mënyrë që ajo të mbetet shtatzënë me të.

“Unë kam arritur që të bëjë incizim me telefonin tim, fjalët e vjehrrit i cili i drejtonte ka unë, këto dhe disa nga videot e tjera të cilat unë i kam në telefon e poashtu ia kam dërguar motrës time në Prishtinë. Ku ai ka kërkuar nga unë që të kemi marrëdhënie seksuale, që unë me mbetur shtatzënë me të, e ai më thojke që veç na me e provu se nuk është kurgjë, krejt këto janë të incizuara në tel. Ai insistonte me fjalët, çka bohet me e provuar me kryer marrëdhënie mes vete. Unë i thosha se çka janë këto fjalë, kjo është tmerr, çka je ka lyp ti prej meje, qysh mundesh me lyp diçka ashtu marre po më vjen mu prej teje çka je ka thuash”, tha ajo.

Përveç ngacmimeve nga vjehrri, vajza nga Peja thotë se ishte rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj, për të cilin e kishte lënë familjen për t’u martuar me të, raportojnë mediat kosovare.

“Unë në mënyrë sistematike (herë pas here) kam qenë e rrahur fizikisht nga bashkëshorti im, problemet kanë filluar kryesisht kur unë ia kontrollojsha telefonin atij, dhe ia gjejsha bisedat me femrat e tjera, aty fillojke edhe debati mes neve, ai më suklmonte dhe më goditte me grushta. Shprehinë më të madhe e ka pasë të më godas edhe me dy duar, ka pasë raste që për shkak të dhunës më ka qit në të ligt (jam alivanosë) prej të goditurave”, ka deklaruar e reja./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!