Në 24 orët e fundit Irani ka konfirmuar 3,341 raste me Covid-19. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i qershorit, ndërsa totali i të infektuarve në vend shkon në 425,481. Shifrat e reja u njoftuan nga zëdhënësja e ministrisë së shëndetësisë të hënën në televizionin shtetëror.
Sima Sadat Lari njoftoi po ashtu se brenda ditës kanë humbur jetën 177 persona, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 24,478 në një nga vendet më të goditura nga pandemia në Lindjen e Mesme.
Zëvendës Ministri i Shëndetësisë i Iranit Iraj Harirchi tha javën e kaluar se i gjithë vendi ishte në gatishmëri ndërsa vdekjet dhe rastet e përditshme rriten me një shpejtësi alarmante.
Zyrtarët iranianë të shëndetësisë kanë paralajmëruar për një valë të tretë të pandemisë, ndërsa qeveria ka fajësuar për rritjen e numrit të të infektuarve uljen e vigjilencës nga na e qytetarëve.
Me gjithë shqetësimet për përhapjen e koronavirusit, shkollat në vend u rihapën në 5 Shtator për 15 milion nxënës, megjithëse ministria e arsimit tha më vonë se prania në klasë nuk ishte e detyrueshme për fëmijët. s.b/abcnews.al/