Sanksionet më të ashpra në histori nga SHBA/ Reagon Irani

schedule12:43 - 22 Maj, 2018

schedule 12:43 - 22 Maj, 2018

Irani ka reaguar ashpër dhe ka dënuar kërcënimin e SHBA-se për rivendosjen e sanksioneve dhe shtimin e tyre. Ministri i jashtëm thotë se Uashingtoni i është rikthyer sjelljeve të vjetra dhe politikave të dështuara.

Ministri i jashtëm Iranian, Javad Zarif ka dënuar zotimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur ato që paralajmërohen të jenë “sanksionet më të ashpra në histori” ndaj vendit të tij.

“Masat e lajmëruara nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, tregojnë se SHBA mbetet peng i politikave të dështuara dhe do të vuajë pasojat”, tha ai.

Më tej nënvizoi se Amerika i është kthyer sjelljeve të vjetra. Ndërsa, presidenti Iranian, Hassan Rouhani lëshoi një sulm personal për Mike Pompeo, duke vënë në dyshim besueshmërinë e tij për të marrë vendime për Iranin dhe botën.

Edhe shefja e BE-së për politikë të jashtëme, Federica Mogherini ka kritikuar Uashingtonin. Ajo nënvizoi se Pompeo ka d ështuar të tregojë se si largimi nga marrëveshja bërthamore e 2015-ës do ta shndërrojë Lindjen e Mesme më të sigurtë.

“Nuk ka pasur asnjë alternativë për marrëveshjen, të cilën presidenti amerikan Donald Trump u zotua më herët këtë muaj se do ta braktisë”, ishte komenti i Mogherini-t.

Ajo më tej shton se Bashkimi Europian do të vijojë të respektojë paktin ndërkombëtarë nëse Irani përmbysh detyrimet e tij. Pavarësisht qëndrimit zyrtar të BE-së, disa nga firmat më të mëdha europiane që nxituan të bëjnë biznes me Iranin pas nënshkrimit të marrëveshjes nukleare, tani e gjejnë veten të zgjedhin mes investimit atje apo të bëjnë tregti me SHBA-të.

Më herët, Sekretari Amerikan i Shtetit tha se sanksionet e hequra pas akordit të 2015-ës do të rivendosen sëbashku me masa penalizuese të reja për të shtuar presionin financiar ndaj regjimit Iranian. Pompeo madje zbuloi edhe kushtet e Uashingtonit për një marrëveshje të re me Teheranin, përfshirë tërheqjen e forcave të saj nga Siria dhe të heqin mbështetjen për rebelët në Jemen. Sanksionet e vjetra të SHBA-ve ndalojnë pothuajse të gjithë tregtinë me Iranin. /abcnews.al