Pa ceremoni, Galeria Kombëtare ekspozon veprat e fondit në pikturë, vizatime, skulpturë dhe karikatura

schedule20:50 - 20 Shtator, 2020

schedule 20:50 - 20 Shtator, 2020

Pa bujë dhe as ceremoni hapjeje, si një ngjarje e zakonshme, Galeria Kombëtare  nxjerrë nga fondi, 600 vepra në një ekspozitë të vetme.

Arti pamor, prezantohet që nga vepra më e hershme e Thedhor Gjini, portret i Skënderbeut realizuar në fillim shekullin e XX, vazhdon me Kol Idromenon, Vangjush Mihon, Ibrahim Kodrën, Edison Gjerko, Sali Shijakun dhe përfundon me veprat e vitit 1989, kompozim i Edi Ramës, apo veprën e përbashkët të Edi Hilës dhe Ardian Pacit, bashkëkohës të kryeministrit, për t’u përmbyllur me abstraksionin e 1999-ës të Besim Tules.

Në këtë ekspozitë të veçantë ka edhe 364 skulptura, 33 karikatura dhe 84 vizatime, e ku Ermir Grezda, ndihet i emocionuar kur sheh këtë ekspozitë dhe punimet e tij.

Vizitorët e parë janë studentët e pikturës, të cilët shfaqin interes për piktoret femra.

Ekspozita është në proces me veprat të cilat ishin më të gatshme për t’u prezantuar, por ky numër do të pasohet nga vepra të tjera, të cilat do të ruhen.

Në galeri nuk lejohen më shumë se 20 vizitorë njëherazi dhe ata duhet të respektojnë distancën dhe të jenë të pajisur me maskë, në respekt të rregullave anti Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!