VIDEO/ Feronikeli rinovon me mbrojtësin e dëmtuar, Reginaldo shënon në Kazakistan

schedule19:42 - 20 Shtator, 2020

schedule 19:42 - 20 Shtator, 2020

Pasi mposhti 4-0 Gjilanin në Drenas në ndeshjen e parë të sezonit të ri në IPKO Superliga, Feronikeli ka zgjatur bashkëpunimin me një prej lojtarëve kryesorë. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi dardan njofton rinovimin e kontratës me Përparim Islamin.

Ky i fundit pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e qershorit ndaj Ballkanit në gjysmëfinalen e Digitalb Kupës, këputi ligamentin e këmbës së majtë dhe u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni. Përveçse ka paguar shpenzimet, Feronikeli ka vendosur t’i dhurojë një kontratë të re mbrojtësit të djathtë.

Ndërkohë, Reginaldo ka gjetur rrugën e rrjetës në Kazakistan. Ish-sulmuesi i Luftëtarit, Laçit dhe Kukësit (u shpall golashënuesi më i mirë i Superiores me verilindorët) ka shënuar golin e Kaisar Kyzylorda në barazim 1-1 në shtëpi ndaj Ordanasayt.

https://streamable.com/pzlr8v

30-vjeçari nga Mozambiku, shfrytëzoi një kros nga e djathta, goditi me kokë dhe dërgoi në rrjetë topin e grushtuar nga portieri mik në minutat e para të pjesës së dytë, duke gjetur golin e dytë në kampionat për sezonin e ri. /abcnews.al