Masakroi të moshuarin me thikë në Kavajë, policia: Autori në kërkim prej dy ditësh

schedule17:45 - 20 Shtator, 2020

schedule 17:45 - 20 Shtator, 2020

Pas denoncimit të rastit të Kavajës ku një i moshuar dhunohet me grushte, shkelma dhe thikë, autori i ngjarjes, Rizan Aliu është shpallur në kërkim.

Nipi i të plagosurit akuzoi se shteti nuk ka bërë asgjë, ndërkohë që burime nga policia pohojnë se është shpallur në kërkim prej dy ditësh.

Shiko këtu videon ku autori qëllon me thikë të moshuarin në Kavajë

Ngjarja ndodhi në datë 17 shtator në një lokal në Kavajë. Sildi Çelmeta denoncoi me video dhe foto dhunën që sipas tij, Rizan Aliu ushtroi ndaj dajës, Besnik Çelmeta dhe më pas u largua i qetë me thikën në dorë. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!