Që t’i kthehemi normalitetit, post-pandemisë, duhet të presim deri në Krishtlindjet e vitit 2021. Kështu është shprehur eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci.
Po ashtu, ai ka shkruar se në çdo rast, situata do të varet nga vaksina anti-Covid.
Fauci u shpreh po ashtu se beson se së shpejti mund të kemi një vaksinë që të jetë 70-75% efektive për të luftuar koronavirusin.
“Nuk do të mbrojë të gjithë, por shumicën, dhe kështu virusi nuk do të ketë mundësinë që të mbrojë veten,” deklaroi ai.
SHBA është vendi më i prekur në botë nga pandemia. Vendi numëron 6,967,403 të infektuar si dhe 203,824 të vdekur si pasojë e Covid-19. s.b/abcnews.al/