Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më pak aksidente, por më shumë viktima në muajin gusht në vend! Tirana numrin më të lartë

schedule21:24 - 19 Shtator, 2020

schedule 21:24 - 19 Shtator, 2020

Në muajin gusht në vend u regjistruan 130 aksidente rrugore, 22 më pak se një vit më parë. Referuar shifrave të INSTAT, numri i të aksidentuarve ka pësuar ulje në krahasim me një vit më parë, por fatalitetet kanë qenë më të mëdha.

Në gusht të vitit të shkuar u aksidentuan në total 230 persona, prej të cilëve humbën jetën 22 persona. Ndërsa në gusht të këtij viti u aksidentuan 156 persona, 26 prej të cilëve ishin viktima.

Sipas INSTAT 91.5% të aksidenteve të ndodhura në muajin që lamë pas ka ardhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit, ndërsa mosha që ka shkaktuar më shumë aksidente ka qenë nga 25–34 vjeç.

Ndërsa duke marrë bashkë aksidentet e ndodhura në 8 muajt e parë të vitit, sipas një mesatare përllogaritet se në 14,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 21,5 %, krahasuar me një vit më parë.

Rastet e fataliteteve në aksidentet e ndodhura përgjatë muajit gusht, janë 4 femra dhe 22 meshkuj, ndërsa të plagosur janë regjistruar 34 femra dhe 96 meshkuj.

Qarku me numrin më të lartë të aksidenteve është Tirana, që ndiqet më pas nga Durrësi, Lesha dhe Fieri. Ndërsa qytetet me numrin më të ulët janë Berati, Vlora dhe Gjirokastra./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!