Çudia në qendrat shëndetësore, të sëmurët me Covid duhet të thyejnë karantinën për t’u mjekuar

schedule18:03 - 19 Shtator, 2020

schedule 18:03 - 19 Shtator, 2020

Çudira shqiptare. E ndërsa nga njëra anë parlamenti sanksionoi ndëshkime të forta ligjore për personat që janë të infektuar dhe dalin nga vetëizolimi, në anën tjetër janë strukturat shtetërore të shëndetësisë që u kërkojnë me detyrim të prekurve me koronavirus që të thyejnë karantinën. Kjo ndodh në Shqipëri dhe madje në mes të Tiranës.

Mjekja Entela Labaj në qendrën shëndetësore numër 4 në Tiranë u shpreh në një intervistë për Abc News se nëse një person është i infektuar me covid është i detyruar që të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në qendrën shëndetësore për të bërë sidomos një gjilpërë.

Nëse është pozitiv atëherë ai është i detyruar që të vijë të bëjë sidomos septraksonin që është gjilpërë, duhet të vijë, ta bëjë, duke mbajtur 2 maska, 3 maska, është i detyruar që të vijë ta bëja septraksonin, sepse ajo është në protokoll, listën e barnave, janë gjëra me intramuskulare. Je i detyruar ta bësh.

Nëse ata gjejnë ndonjë person që mund t’u shkojë në shtëpi, që është i siguruar. Sepse ne këtu kur bëjmë injeksionet, personeli i injeksioneve, infermierja është e veshur komplet me veshjen anti-covid” tha Entela Labaj. Por në këtë mënyrë nëse i infektuari thyen karantinën duke dalë nga shtëpia rrezikon përhapjen e koronavirusit te personat e tjerë në makinë, rrugë dhe në qendrën shëndetësore.

Në Shqipëri mbi 4 mijë e 800 persona aktualisht janë të prekur nga koronavirusi dhe rreth 90% e tyre trajtohen nga mjeku i familjes. Në gjashtë muaj epidemi të koronaviursit në vend mjekët e familjes në qendrën shëndetësore numër katër në Tiranë kanë ndjekur 225  të prekur. Aktualisht në mbikëqyrjen e mjekëve janë 58 persona. db/Abcnews.al