Arturo Vidal do të jetë goditja e radhës e Interit në merkato. Mesfushori kilen është një dëshirë e vjetër e trajnerit Conte dhe zikaltrit janë afër arritjes së akordit përfundimtar me Barcelonën.
Diego Godin do të largohet te Cagliari, zyrtarizimi është çështje kohe dhe largimi i mbrojtësit uruguaian zhbllokon përfundimisht rikthimin e Vidal në Serie A, pasi sjell milionat e duhura për t’i investuar te Vidal.
Goal raporton se “luftëtari” i mesfushës do të mbërrijë të dielën në Milano. Ditën e hënë do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re me klubin italian (dy-vjeçare). /abcnews.al