Cardi B flet për herë të parë për arsyet e divorcit me Offset

schedule14:09 - 19 Shtator, 2020

schedule 14:09 - 19 Shtator, 2020

Pak ditë më parë, mediat e huaja se Cardi B ka kërkuar t’i japë fund martesës tre vjeçare me bashkëshortin Offset. Reperja ka folur për herë të parë për këtë çështje në një video live në Instagram, e cila u shpreh se nuk ndihet e lënduar se po i jep fund marrëdhënies me partnerin.

Dua t’ju them shumë faleminderit! Megjithatë, nuk kam nevojë për mbështetje. Jam mirë. Dua të dini që nuk kam derdhur asnjë lot”, tha reperja. Cardi pranoi se pavarësisht se problemet e mëparshme me Offset e kanë bërë të ndihet e stresuar, u shpreh se nuk është mërzitur nga ndarja e fundit.

Cardi B No Longer Requests Primary Custody Of Kulture – Changes Divorce  Docs To Give Offset Joint Custody – Here's Truly What That Means According  To A Lawyer! - The News Villa

“Këtë herë nuk kam qarë. Doni ta dini pse? Divorci im nuk ka të bëjë atë çfarë ka ndodhur më parë. Nuk ka të bëjë me tradhëtinë”, tha reperja duke hedhur poshtë thashethemet se ndarja ka ardhur për shkak se Offset do të bëhet baba.

Dëgjoj njerëz duke thënë se “ai do të bëhet baba”. Kjo është një gënjeshtër e madhe.“, shtoi reperja. Fituesja e Grammy shpjegoi dhe arsyen që çoi në ndarje. “Thjesht u lodha nga argumentet. Lodhesh ndonjëherë. Dhe para se të ndodhi diçka e keqe, para se të braktisesh, se të tradhtohesh, ndonjëherë thjesht dëshiron të largohesh.“, tha reperja. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!