Kristoffer Ajer është objektivi i Milanit për qendrën e mbrojtjes. 22-vjeçari, i cili është titullar te kombëtarja e Norvegjisë dhe luan rregullisht me Celtic, është një emër që është kaluar edhe më herët në kampin kuqezi.
Milani e ka parë me kujdes dhe në ditët në vijim do të marrë edhe një vendim përfundimtar. Ende nuk kanë nisur kontaktet me klubin skocez, por sikurse raporton Giancluca Di Marzio, klubi i Serie A, shkruan se po mendohet për mënyrën e transferimit.
15 milion euro vlerësohet kartoni i Ajer, ndërkohë që te mendohet se Milani do tentojë ta huazojë me të drejtë blerje, që kthehet në detyrim blerje nëse lojtari do të luajë një numër të caktuar ndeshjes me kuqezinjtë sezonin e ardhshëm. /abcnews.al

