Rekord të infektuarish në Francë, 13,215 raste me Covid-19 në 24 orë

schedule22:14 - 18 Shtator, 2020

schedule 22:14 - 18 Shtator, 2020

Franca ka raportuar ditën e sotme 13,215 raste të reja me Covid-19. Kjo është një shifër ditore që vendi s’e kishte arritur ndonjëherë deri më tani.

Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi gjithashtu se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 shkoi në 31,249, pasi në 24 orë u regjistruan 154 raste të tjera fatale.

Ndërsa numri i të infektuarve rritet çdo ditë, rajonet dhe qytetet më të prekura në Francë kanë forcuar masat kufizuese.

Qyteti Nice, në Rivierën Franceze do të ndalojë mbledhjet e më shumë se 10 personave në hapësirat publike dhe do të detyrojë baret që të mbyllen herët pasi Marseille dhe Bordeaux morën masa të ngjashme të hënën.

Më herët sot, agjencia e shëndetit publik tha se numri i vdekjeve nga Covid-19 në Francë po rritet për herë të parë që nga heqja e karantinës. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!